Të gjithë emrat e artit të VIP-ave i njohim, por shumicës nuk ja dim emrin e vërtetë. Enca sot ka postuar foto të pashaportës së saj së re dhe e vetmja gjë që i dukej ishte emri i saj “Ruensa”.
Një pjesë e madhe nuk e dinë që emri i këngëtares është Ruensa. Enca nuk është e vetmja. Shumë artistë të tjerë kanë një emër që nuk e përdorin dhe një emër që e njohin të gjithë.
Nëse jeni kuriozë të dini emrat e vërtetë të të famshmeve shqiptare, më poshtë po ju listojmë një pjesë të mirë të tyre./Përgatiti AlpeNews.al
Lori Hoxha- Emri i vërtetë është Lorela Hoxha
Kida- Emri i vërtetë i saj është Orhidea Latifi
Baby G- Emri i vërtetë i saj është Gordana Kingji
Fifi- Emri i vërtetë i saj është Filloreta Raçi
Tuna – Emri i vërtetë i saj është Altuna Sejdi
Maya – Emri i vërtetë i saj është Fatbardha Aliçkaj
Poni – Emri i vërtetë i saj është Shqiponja Karafili
Eleni Foureira – Emri i vërtetë i saj është Entela
Soni Malaj – Emri i vërtetë i saj është Sonja Malaj
Aurela Hoxha – Emri i vërtetë i saj është Eurela Hoxha