Tallen me tmerret ndaj hebrejve, shpërthen ambasada shqiptare ndaj reperëve – AlpeGossip
Tallen me tmerret ndaj hebrejve, shpërthen ambasada shqiptare ndaj reperëve

Tallen me tmerret ndaj hebrejve, shpërthen ambasada shqiptare ndaj reperëve

Ambasada e Shqipërisë në Bernë të Zvicrës ka reaguar ashpër ndaj atij që e cilëson një i ashtuquajtur “festival shqiptar”, ku janë ftuar dy reperë të njohur për tekstet e tyre me përmbajtje antisemite.
“Misioni ynë diplomatik nuk pajtohet me praninë e Kollegah dhe Farid Bang, pjesëmarrja e të cilëve – sipas tij, – cënon imazhin e vendit”.

Kjo është e papranueshme – sipas Ambasadës, – për të gjithë popullin shqiptar, i njohur botërisht si një prej popujve të rrallë që kanë mbrojtur e strehuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo nuk pajtohet as me idenë që festivali i organizuar në datat 5 dhe 6 maj, nga një shqiptar që ka një autoshkollë në Schaffhausen, të cilësohet si “shqiptar”, kur aty nuk ka përfaqësues të Shqipërisë, Kosovës apo diasporës, raporton TopChannel.

Në këngët e tyre, dy reperët kanë vënë në lojë viktimat e Holokaustit, e në njërin prej teksteve thonë se “i kanë trupat më të formuar sesa ata të të burgosurve të Aushvicit”.