Një 33-vjeçar grek është gjetur i mbytur në një pus, në tentative për të shpëtuar “mikun” e tij besnik, qenin. Siç raportojnë mediat greke Dimitris Kareli është gjetur brenda një pusi natën e kaluar. Mësohet se i riu ka dashur të shpëtojë qenin e tij, por fatkeqësisht është mbytur vetë.
Ekipet shpëtuese kanë gjetur bluzën e tij e cila notonte mbi ujë, dhe më pas kanë nxjerrë trupin e 33 vjeçarit.
Edhe pse ata kanë bërë të pamundur që ta shpëtonin, ka qenë tepër vonë./tvklan.al