“FLENË GJUMË”/ Pas Encës, edhe Capital T thumbon keq kolegët (FOTO) – AlpeGossip
“FLENË GJUMË”/ Pas Encës, edhe Capital T thumbon keq kolegët (FOTO)

“FLENË GJUMË”/ Pas Encës, edhe Capital T thumbon keq kolegët (FOTO)

Ditën e djeshme Enca thumboi keq të gjithë kolegët e saj përmes një postimi në Insta Story në të cilin shkruante se po të mos ishte për të, industria e muzikës do ishte e mërzitshme.

“Sinqerisht, falenderoni Zotin për mua përndryshe kjo industri do ishte e mërzitshme si dreqi! Kam bërë pop, reggaeton, rep, baladë, tallava të gjitha në një vit. Përmendni një tjetër artist, po ju pres!”- shkruante ajo një ditë më parë.

Ndërkohë ditën e sotme një postim të ngjashëm ka bërë edhe reperi i njohur Capital T, i cili së fundmi ka publikuar këngë njëra pas tjetrës, brenda një periudhe të shkurtër kohore.

“Ka një për çdo muaj, tjerët flenë gjumë”, mbishkruan ai duke iu referuar kolegëve.

Pas kësaj, me gjasë, do vërshojnë reagime nga më të ndryshmet nga artistët shqiptarë…