PËRGATITUNI PËR SUPER SPEKTAKËL/ Ardit Gjebrea zbulon risinë e “Kënga Magjike” – AlpeGossip
PËRGATITUNI PËR SUPER SPEKTAKËL/ Ardit Gjebrea zbulon risinë e “Kënga Magjike”

PËRGATITUNI PËR SUPER SPEKTAKËL/ Ardit Gjebrea zbulon risinë e “Kënga Magjike”

Festivali “Kënga Magjike” do vijë me risi këtë vit. Këtë e ka njoftuar moderatori Ardit Gjebrea me anë të një postimi në Instagram ku ka publikuar spotin e festivalit.

Gjebrea fton këngëtarë, studio produksionesh, kompozitorë e autorë tekstesh të jenë protagonistë të festivalit dhe këngët do të dorëzohen më 2 dhe 3 shtator pranë Tv Klan në Tiranë.

Moderatori njofton se këtë vit do të votojë edhe publiku.

“Këtë vit në Kenga Magjike veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e New Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit… nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne”, shkruan Gjebrea.