NA KISHTE MARRË MALLI TA SHIHNIM KËSHTU/ Kënga e re e Xhensila Myrtezajt do ju bëjë të gjithëve të kërceni (VIDEO) – AlpeGossip
NA KISHTE MARRË MALLI TA SHIHNIM KËSHTU/ Kënga e re e Xhensila Myrtezajt do ju bëjë të gjithëve të kërceni (VIDEO)

NA KISHTE MARRË MALLI TA SHIHNIM KËSHTU/ Kënga e re e Xhensila Myrtezajt do ju bëjë të gjithëve të kërceni (VIDEO)

Pas bashkëpunimit me Pirro Çakon në këngën “Sekreti im”, Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e saj më të re.

Ajo mban titullin “Paris” dhe videoklipi është xhiruar pikërisht në qytetin e dashurisë.

Në klip Xhensila duket e bukur si gjithmonë, me veshje parisiene që i përshtaten më së miri vendit dhe këngës.

Kënga është ritmike ndryshe nga balada e saj me Pirron dhe duhet thënë se na paska munguar kjo energji e Xhensilës.

Edhe për këtë këngë ajo ka bashkëpunuar me Pirro Çakon, i cili është përpjekur ta kthejë këngëtaren shumë fuqishëm.

Pasi të dëgjoni këngën me siguri do të fiksoheni pas saj dhe do çoheni të kërceni.