E ftuar në emsionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Zhaklina Gjolla. Gazetarja e njohur nuk arriti dot që ta vazhdonte rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse vendosi që të ndërpriste eksperiencën e saj dhe të largohej.
Unë nuk jam bërë pishman që dola nga “BBV” ashtu si shkoi loja për mua dhe si e nisa unë lojën. Unë realisht isha e papërgatitur për atë lloj agresiviteti që në frymëmarrje, që në qelizë siç e them unë. E gjithë çështja ishte për protagonizëm. Patjetër që secili prej nesh është apo jo në televizion ka nevojë për protagonizëm. Të paktën unë jam një njeri që e kam marrë vëmendjen shumë natyrshëm dhe nuk jam mësuar ta marr me forcë.
Një leksion shumë i madh për mua nga ky bbv, sepse unë i mora shumë gjëra këtij “BBV” jam shumë e lumtur për kaq sa mora por kur thashë që nuk gjeta shumë dashuri nuk e kisha tek pjesa që prisja të më përqafonin ose gjëra të tilla por nuk prisja të më ngecnin në fyt një kafshatë bukë.
A i vjen keq Zhaklinës kur thonë “E nxorri Olta nga ‘Big Brother’”?
Po, me vjen shumë keq, mund të them se në një këndvështrim të caktuar ishte ashtu, mua nuk më nxorri Olta direkt. Nuk do të thoja më nxorri Olta, sa çdo të thoja që më nxorrën të gjithë banorët, Olta, Luizi, Kristi domethënë të gjithë së bashku. Në sy të publikut ishte Olta ajo që krijonte aleanca, ose ju fliste banorëve të tjerë kundër meje dhe kjo ishte një gjë që unë nuk e dija dhe nuk e shihja. Unë thjesht hasesha me fytyrën e Luizit, apo të Kiarës që më shihte me dyshim. Nëse unë mendoja që këta po e bëjnë këtë gjë për show, ata nga ana tjetër mund të kenë menduar që kjo po e bën këtë për show. Indiferenca ime atyre mund të jetë dukur për show. /TAR