Kylie Jenner në telashe me drejtësinë/ Ylli i “make up-it” përfundon në gjykatë (FOTO) – AlpeGossip
Kylie Jenner në telashe me drejtësinë/ Ylli i “make up-it” përfundon në gjykatë (FOTO)

Kylie Jenner në telashe me drejtësinë/ Ylli i “make up-it” përfundon në gjykatë (FOTO)

Kylie Jenner është paditur sërish nga një kompani make up-i.

Sheree Cosmetics akuzon Kylie-n dhe kompaninë e saj, Kylie Cosmetics se ka kopjuar koleksionin “Born to Sparkle”, që 21-vjeçarja e prezantoi ditën e ditëlindjes.

Në dokumentat e siguruara nga “TMZ”, Sheree shpjegon se koleksioni “Born to Sparkle” kishte shumë kohë që ishte ideuar dhe publikuar nga kjo kompani. Ndërsa Kylie muaj më vonë, e nxori make up-in për sytë me të njëjtat ngjyra, gjithashtu me të njëjtin paketim.

“Born to Sparkle” ishte pjesë e koleksionit që nëna e Storm-it publikoi me 6 gusht.

Burime pranë Kylie-t janë shprehur për “TMZ”se ylli i make up-it nuk e ka vënë ujin në zjarr për këto akuza.