Almeda dhe Tolgahan në ”qiell të shtatë”/ Çifti së shpejti do bëhen prindër për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
Almeda dhe Tolgahan në ”qiell të shtatë”/ Çifti së shpejti do bëhen prindër për herë të parë (FOTO)

Almeda dhe Tolgahan në ”qiell të shtatë”/ Çifti së shpejti do bëhen prindër për herë të parë (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë padyshim një nga çiftet e preferuar të publikut, çdo e re mbi ta përbën interes e janë të shumë komentuar në media e rrjete sociale ku edhe ndiqen shumë nga fansat shqiptar dhe turk.

Aktori i njohur i serialit “Perla e Zezë” Tolgahan Sayisman dhe bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, së shpejti mund të bëhen prindër për herë të parë. Sipas mediave turke, çifti e ka marrë lajmin e bukur pas kontrollit rutinë që bëjnë përherë në spital.

Almeda dhe Tolga janë martuar në 13 shkurt 2017, në Las Vegas. Sipas Geçe, dy të rinjtë kanë gati 2 javë që kanë mësuar se do të bëhen prindër dhe tashmë kanë filluar të bëjnë vizitat përkatëse në një spital privat. Ata kanë vendosur të mos e bëjnë lajmin publik për momentin dhe e kanë ndarë gëzimin vetëm me familjarët e tyre.