“NUK PO U BESOJMË SYVE”/ Bella Hadid zmadhon buzët me mbushës (FOTO) – AlpeGossip
“NUK PO U BESOJMË SYVE”/ Bella Hadid zmadhon buzët me mbushës (FOTO)

“NUK PO U BESOJMË SYVE”/ Bella Hadid zmadhon buzët me mbushës (FOTO)

Ajo gjithmonë e ka mohuar se e ka ndryshuar fytyrën e saj me operacione plastike. Por Bella Hadid ngriti sërish dyshimet të premten, pasi postoi disa foto ku buza e saj duket më e plotë.

22-vjeçarja tregoi fizikun e saj dhe makijazhin perfekt, përmes disa imazheve që arritën 1 milion pëlqime që në orën e parë pasi u publikuan.

Ndërsa Bella është shprehur më herët se, nuk ka bërë asnjëherë mbushës për buzët pasi i duket e frikshme, disa nga ndjekësit e saj nuk ishin dakord me deklaratën e saj.

“Duket se dikush paska bërë buzët”, komentoi një prej ndjekësve.

Ndërsa të tjerë dolën në mbrojtje të modeles, duke shkruar se është vetëm iluzioni i makijazhit.

Bella u shpreh për “InStyle” në fillim të këtij viti se, nuk ka bërë asnjëherë operacione plastike dhe u tha atyre që dyshojnë se mund ta skanojnë fytyrën e saj.