Një shprehje popullore që e dëgjojmë shpesh thotë: “Shijo jetë sa nuk ke bërë fëmijë”.
Kjo sepse më pas bota jote fokusohet tek rritja e tij dhe nuk ke më as kohë për veten.
Megjithatë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj nuk mendon kështu.
E ftuar në emisionin “Prive” këngëtarja ka folur për mëmësinë dhe pendohet që nuk ka sjellë në jetë që më herët një fëmijë.
E pyetur se si ka ndryshuar jeta për të, Xhensila tregon vetëm anë pozitive.
“Epiteti nënë është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Dhe besoj se kam bërë gjithmonë zgjedhjen e duhur në kohën e duhur. Por këtu mendoj se këtë gjë duhet ta kisha bërë pak edhe më përpara. E them çdo ditë ‘si kam jetuar unë pa këtë lumturi me emrin Ajka?”
Kujtojmë se Ajka e Besit dhe Xhensilës ka ardhur në jetë në korrik të vitit 2018 dhe tani është 1 vjeçe.