''I NGJAN SHUMË BESIT NË KARAKTER''/ Xhensila flet për Ajkën: Nuk lë 2 gur bashkë - AlpeGossip
”I NGJAN SHUMË BESIT NË KARAKTER”/ Xhensila flet për Ajkën: Nuk lë 2 gur bashkë

”I NGJAN SHUMË BESIT NË KARAKTER”/ Xhensila flet për Ajkën: Nuk lë 2 gur bashkë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar në “Prive”, ku foli më shumë për vogëlushen Ajka dhe zbuloi rreth karakterit të saj. Xhensila u shpreh se Ajka i ngjan të dyve në pamje, por në karakter i ngjan shumë Besit.

“Epiteti nënë është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Dhe besoj se kam bërë gjithmonë zgjedhjen e duhur në kohën e duhur. Por këtu mendoj se këtë gjë duhet ta kisha bërë pak edhe më përpara. E them çdo ditë ‘si kam jetuar unë pa këtë lumturi me emrin Ajka.

Ajka në portret na ngjan të dyve, por në karakter i ka ngjarë shumë po shumë Besit. Është shumë karagjoze, që tani do që të ta marri buzëqeshjen, na ka marrë gjithë energjinë e mundshme sepse është shumë e shkathët. Edhe Ija thotë që Besi ka qenë një fëmijë shumë i shkathët, nuk linte dy gur bashkë dhe e bija është e njëjta”, u shpreh Xhensila.