ZBULON KËNGËN ME STRESIN/ Eli Fara tregon arsyen pse bashkëpunoi me reperin – AlpeGossip
ZBULON KËNGËN ME STRESIN/ Eli Fara tregon arsyen pse bashkëpunoi me reperin

ZBULON KËNGËN ME STRESIN/ Eli Fara tregon arsyen pse bashkëpunoi me reperin

Për herë të parë këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eli Fara dhe reperi shumë i pëlqyer sidomos nga të rinjtë, Stresi janë bërë bashkë për një këngë me të cilën do konkurrojnë në Festivalin e Këngës.

E ftuar në “Klanifornia”, Eli tregoi detaje rreth këngës së re dhe zbuloi titullin e saj. Kënga do të quhet “Bohem” dhe pritet të jetë një sukses i vërtet.

“Kisha kohë që mendoja të bëja një bashkëpunim me një artist interesant, simpatik të brezit të ri që këndon rap, hip-hop dhe Arkimedi është një i ri artist që ka një botë shpirtërore shumë të butë, sensuale. Zëri i tij dhe shpirti i tij për mua është i veshur me muzikalitet. Do të thotë që nuk është vetëm në këtë gjini që reciton, por këndon shumë bukur. Me bashkëpunimin jemi gati-gati nga fundi dhe shpresoj që do sjellim një gjë mjaft të bukur për publikun”, tha këngëtarja.

Pas intervistës së Elit, Stresi reagoi me një postim në rrjete sociale ku shkruan: “Nder per mua dhe kenaqesi shpirterore te jem me ty ne kete duet mbretëreshë”.