RREZIKON DERI NË 5 VITE BURG/ Loredana kthehet sërish në vendin ku u arrestua (FOTO) – AlpeGossip
RREZIKON DERI NË 5 VITE BURG/ Loredana kthehet sërish në vendin ku u arrestua (FOTO)

RREZIKON DERI NË 5 VITE BURG/ Loredana kthehet sërish në vendin ku u arrestua (FOTO)

Loredana Zefi është kthyer sërish në Zvicër pas qëndrimit të saj në Kosovë, aty ku mbajti një konferencë për mediat, për të deklaruar pafajësinë ndaj akuzave për mashtrim të çiftit zviceran

Reperja është rikthyer pa asnjë problem në Zvicër, aty ku u shoqërua në polici për t’u pyetur në lidhje me mashtrimin e shtetases Petra Z., dhe bashkëshortit të saj.

Pas kthimit të saj në Zvicër ajo ka treguar nëpërmjet Instagramit se po shkon në shtëpinë e saj.

“Duke u kthyer në shtëpi” ka shkruar Loredana Zefi në Instastory e cila duket se ka nisur jetën e saj normalisht.

Dy ditë më parë ajo publikoi edhe disa foto ku tregonte xhirimet për klipin e ri që pritet të dalë së shpejti.

Sipas portalit zviceran “20minuten”, Loredana mund mund të dënohet deri në pesë vjet burgim ose me gjobë.

Në rast se dënohet për mashtrim, ajo nuk mund të qëndrojë në Zvicër, ku ka aplikuar edhe për nënshtetësinë të cilën me sa duket ende nuk e ka marrë.