SA QENKA RRITUR/ Elita publikon fotot e Zërit dhe dedikimin super të veçantë (FOTO) – AlpeGossip
SA QENKA RRITUR/ Elita publikon fotot e Zërit dhe dedikimin super të veçantë (FOTO)

SA QENKA RRITUR/ Elita publikon fotot e Zërit dhe dedikimin super të veçantë (FOTO)

Më datën 21 shkurt të këtij viti moderatorja e dashur për publikun Elita Rudi u bë nënë për herë të parë dhe tashmë në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë herë pas here dedikimet e ëmbla për të voglin e saj, Zëri.

Sot bukuroshja feston ditën e parë të nënës dhe në këtë ditë të shënuar nuk ka nguruar që të bëjë publik një dedikim super të veçantë për vogëlushin.

Ja vargjet e ëmbla që mami Elita ka thurur për të birin:

“Mama e re,

Gëzim i ri,

Ndihem kaq e bekuar!

Netë të gjata,

Ditë të shkurtra,

Të kthehem pas?

S’ka shans!”

Në vijim moderatorja shkruan se e do shumë dhe se për të vogëlushi është më shumë se një ndjenjë. Po ashtu ajo i uron të gjitha nënat për këtë ditë speciale.

Mos të harrojmë pa përmendur edhe fotot e adhurueshme të Zërit i cili është rritur dhe është bërë një yll i vërtetë.