MOMENTE EMOCIONALE/ Stresi hap zemrën: Rrezikova jetën për të… (FOTO) – AlpeGossip
MOMENTE EMOCIONALE/ Stresi hap zemrën: Rrezikova jetën për të… (FOTO)

MOMENTE EMOCIONALE/ Stresi hap zemrën: Rrezikova jetën për të… (FOTO)

Reperi i njohur Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai publikon vazhdimisht foto ose video nga përditshmëria dhe postimet që bën e tregojnë haptazi natyrën e tij të drejtpërdrejtë. Ndonëse reperi preferon të duket si ‘djalë i keq’, ka dhe ai atë anën e tij emocionale, anën reflektuese dhe momentet e tij të dobësisë.

Së fundmi Stresi ka hapur zemrën me ndjekësit e tij, duke treguar se në jetë ka kaluar shumë ulje, vështirësi dhe pengesa ama gjithmonë e ka gjetur forcën për t’u ringritur sërish. Po ashtu ai ka rrëfyer se vazhdon të mbetet i njëjti pavarësisht viteve që ikin.

Reperi ka rradhitur disa nga cilësitë e tij duke shkruar që nuk është i lehtë si mik apo si partner ama të paktën nuk përpiqet t’i ndryshojë njerëzit por i do ashtu siç janë. Ai tregon se ka rrezikuar jetën për miqtë e tij, iu ka dhënë dorën në çdo situatë pa kërkuar asgjë si këmbim.

“Çdo dite qe kalon e dua dhe vleresoj jeten me shume! Edhe pse shpesh, na detyron të bëjmë zgjedhje, të rendisim, të marrim vendime dhe të ecim sa më mirë që të mundemi duke zgjedhur ata që na rrethojnë, duke na mbështetur, duke na pasuruar. Shokët, miqte ne i zgjedhim dhe ata na zgjedhin. Ndërsa vitet kalojne bëhem egoist! Unë nuk dua të jem më në prani të atyre që më kritikojnë, më provokojne, duan të më ndryshojnë, më bëjnë të mërzitem, kështu që distancohem, iki. Nuk dua të aranzhoj, diskutoj, negocioj, kuptoj, bëj pyetje vazhdimisht, në mënyrë që marrëdhëniet e mia miqësore te jene perfekte! Nuk them se jam i lehtë si mik, si partner, por kam meritën të them atë që mendoj dhe të përgjigjem prezent, nuk përpiqem të ndryshoj të tjerët, i dua ashtu siç janë,i pranoj dhe i mbeshtes. Kam ende shoke te femijerise, te shkolles, ata qe takova ne dite te veshtira, ne vende te mbyllura, ne rruge, ne lagje, ne skene etj ! Ikin , vijne une jam po aty i njejte perhere! Të gjitha këto takime janë një rrëmujë e madhe. Jeta është shumë e shpejtë, e stuhishme, e shkurtër për të mos shijuar çdo moment Rrëmuja ime është e pasur, e tërë, e vërtetë, e sinqertë … ajo evoluon, cdo dite fitoj dhe humbas. Dhe ndoshta javën tjeter te tjerë do ta pasurojnë atë… Për një kohë e ndoshta edhe për jete .. E vetmja gjë që di për rremujen time të miqve e shokeve është , baza, e fortë dhe e fuqishme është atje dhe nëse duhet të jem pjesë me disa për të qenë plotësisht i lumtur, unë do ta bëja atë edhe nëse është e vështirë të kuptohet. Kam patur miq e shoke qe mendova do ti kisha perhere prane vetes, ai qe rrezikova jeten per te, ai tjetri qe ndava kafshaten e fundit, qe u zura per te, miq pa fund qe ndihmova, u dhashe doren dhe besen time, pa kerkuar asgje ne kthim…E bera me dashurine dhe thjeshtesine Time Se keshtu jam nuk di ndryshe! Nuk dua me sakte! Ne kete jete gjithcka kushton, e keqja dhe e mira, kjo e fundit pak me shtrenjt por kthehet ! Ndaj bej mire, Neser mund te jete teper vone! Harrojme qe jeta varet nga nje fije peri! Ji i mirë pa asnjë arsye”, shkruan Stresi.