NA I MBUSHI ZEMRAT PLOT/ Adelina Tahiri i bën të birit dedikimin më të ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
NA I MBUSHI ZEMRAT PLOT/ Adelina Tahiri i bën të birit dedikimin më të ndjerë (FOTO)

NA I MBUSHI ZEMRAT PLOT/ Adelina Tahiri i bën të birit dedikimin më të ndjerë (FOTO)

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon shpesh foto familjare ku në qendër është vogëlushi i saj. Së fundmi ajo ka postuar një foto në dëborë pranë të birit dhe i ka kushtuar dedikimin më të ndjerë.

Adelina shprehet se nuk është ndjerë kurrë me e kompletuar dhe se e do të voglin më shumë se veten. “Mama të do pafund jetë. Çdo nënë e di dashurinë e fëmijës, nuk dua ta ekzagjeroj, as nuk dua të aktroj dhe të dal nga vetja, por diçka dua ta them. Kurrë më e kompletuar nuk jam ndjerë, kur dëgjoj që dikush më do aq çiltër, pa interes më thërret mama. Nuk ka gjë që më përmbush më shumë se një puthje apo përqafim i tij, nuk ka sukses më të madh kur dëgjoj një fjalë të tij, me rritet zemra. E dua më shumë se veten, e di është normale si çdo nënë, por ndesha ta ndaj me ju dashurinë që kam për të. Mundohemi të jemi prindër të mirë. Të duam Joni, mami dhe Tata. Je dashuria jonë, lumturia dhe gëzimi”, shkruan ajo.