Këngëtari i grupit ‘Alar Band’ është ndaluar së fundmi nga policia, pasi po ngiste makinën me një shpejtësi jashtë normave të lejuara. Mirëpo ai i ka dhënë policit një përgjigje epike: Po ikim te filmi i Ermalit…I love Tropoja; dhe kjo ka bërë që vetë polici t’iu bashkohej!
E gjithë kjo ishte një skenë për të treguar sa entuziastë janë njerëzit në pritje të 29 janarit! Ermal Mamaqi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit, një video të realizuar nga ‘Alar Band’ ku paraqitet situata e mësipërme. Edhe shumë pak ditë na ndajnë nga premiera e filmit të shumëpritur ‘I love Tropoja’ dhe sic është tashmë e ditur, premiera do të mbahet me datë 29 janar në Pallatin e Kongreseve, ku do të jepet për dy javë rrjesht.
Në film luan një pjesë e mirë e ajkës së aktorëve shqiptarë si dhe janë zbuluar talente të reja në aktrim. “I love Tropoja” ka bërë namin në shitje biletash dhe publiku po tregohet i paduruar për 29 janar, kur do të mbahet padyshim eventi i vitit.


















![“LETS’S GET IT ON”/ Ed Sheeran akuzohet rëndë nga gjykata për kopjim të hitit…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/01/cvbnmghfgjh.jpg)


