KA DHE KËSHTU/ Çifti i të moshuarëve që fitoi 26 milionë dollarë pasi gjetën si të “mashtronin” lotarinë - AlpeGossip
KA DHE KËSHTU/ Çifti i të moshuarëve që fitoi 26 milionë dollarë pasi gjetën si të “mashtronin” lotarinë

KA DHE KËSHTU/ Çifti i të moshuarëve që fitoi 26 milionë dollarë pasi gjetën si të “mashtronin” lotarinë

Një çift të moshuarish në pension fituan më shumë se 26 milionë dollarë, duke përdorur rregullat e thejshta të matematikës, për mundur koefiçentët e llotarisë. Jerry dhe Marge Selbee dikur zotëronin një dyqan në qytetin e tyre në Michigan, përpara se të dilnin në pension para disa vitesh.

“Skema” e tyre nisi në 2003, kur Jerry Selbee, një i diplomuar në fakultetin e matematikës, pa një broshurë për një lotari të quajtur Winfall, dhe e kuptoi menjëherë se si të fitonte me të. Loja funksionote sipas një sistemi “roll down”, e cila me fjalë të thjeshta lejonte që nëse dikush nuk fitonte jackpotin prej 5 milionë dollarësh, paratë të shpërndaheshin mes atyre që kapnin pesë, katër apo tre numra të biletës. Vetë zyrtarët e kësaj lotarie e publikonin kur një gjë e tillë do ndodhte, dhe pikërisht në një rast si ky Jerry bleu mijëra bileta, duke pasur në mendje faktin që patjetër do ti qëllonin disa nga kombinimet.

Pra nëse i moshuari do të blinte bileta me vlerë deri në 1,100 dollarë, do të kapte të paktën një kombinim me katër numra, gjë që do ti sille 1,000 dollarë fitime. Në të njejtën kohë do të kapte dhe 18 apo 19 kombinime me tre numra që do ti sillnin një fitim prej rreth 1,900 dollarës. Kështu kur e nisi këtë plan për herë të parë, ai shpenzoi 3,600 dollarë me biletat e Winfall dhe fitoi 6,300 dollarë. Në përpjekjen tjetër ai gati i dyfishoi fitimet. Këtë “skemë” ai e ndau dhe me gruan e tij e së bashku nisën të “investonin” mijëra dollarë. Madje ata nisën dhe një kompani të cilën e quajtën “GS Investment Strategies” dhe ftuan miqtë e tyre të investonin nga 500 dollarë në të. Për 6 vite, kompania e tyre u shtua me 25 aksionerë dhe filluan të fitonin sasi të mëdha parash sa herë që ndodhte një javë me “roll down”, pra që fitimet e jackpot-it ndaheshin. 7 herë gjatë vitit, ata luanin më shumë se 600 mijë dollarë për çdo loteri që hidhej.

“Është aritmetikë e thjeshtë. Të jep kënaqësinë që të jesh i sukssesshëm tek diçka në të cilën përfitojmë jo vetëm ne personalisht, por dhe familja dhe miqtë tanë. E vetmja gjë e jashtëzakonshem këtu është fakti që askush nuk e ka bërë më parë këtë.”- thotë Jerry Selbee. Sigurisht “skema” hasi dhe në vështirësi, pasi në vitin 2011 autoritetet në Massachusetts morën sinjale që lotaria ishte duke u monopolizuar nga një grup njerëzish, të cilët përgjatë viteve kishin hedhur baste me vlerën e 17 milionë dollarëve dhe kishin nxjerrë më shumë se 3.5 milionë dollarë fitime. Gjykata arriti në konkluzionin që të vije baste në shumë të mëdha nuk përbënte një krim apo thyerje të rregullave kështu që e ndërprenë hetimin. Korporata e Selbees, fitoi më shumë se 26 milionë dollarëve përgjatë viteve, ku më shumë se 8 milionë dollarë ishin fitime. Me këto para ata arritën të paguajnë edukimin e gjashtë fëmijëve të tyre, katërmbëdhjetë nipave dhe mbesave dhe disa pjestarëve të tjerë të familjes.

Historia e çiftit Selbee së fundmi është marrë dhe nga disa producentë të cilët po mendojnë të bëjnë një film për të.