SHKURTE GASHI THYEN RREGULLIN/ Publikon për herë të parë FOTO me partnerin – AlpeGossip
SHKURTE GASHI THYEN RREGULLIN/ Publikon për herë të parë FOTO me partnerin

SHKURTE GASHI THYEN RREGULLIN/ Publikon për herë të parë FOTO me partnerin

Në muajin tetor mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por shtatzëninë e mbajti të fshehtë. Ndërkohë në muajin dhjetor ajo solli në jetë një djalë, që vendosi ta quante Mal.

Duke u përpjekur që ta mbajë të fshehtë jetën e saj private, Shkurtja nuk ka reaguar fare në lidhje me këto lajme. Gjatë shtatzënisë nuk e pamë kurrë me barkun e rrumbullakosur dhe as pas lindjes nuk postoi asgjë në rrjete sociale.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo tregoi dhe arsyen pse e mbajti lidhjen dhe shtatzëninë larg syrit të publikut.

Unë nuk kam dashur ta bëjë publike lidhjen me Albertin para, sepse nuk kam dashur të merren mediat dhe portalet me mua ose thjeshtë me jetën e Albertit se nëse unë jam artiste dhe fytyrë publike, Alberti ka një profesion tjetër edhe tash nuk duhet ta vuajë ai këtë pjesën time, edhe të merren mediat me të”, tha këngëtarja.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka vendosur që të thyejë rregullin dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj foton e parë me partnerin. Këngëtarja shihet e ulur pranë pianos ndërsa partneri ndodhet pranë saj. Ajo ka zgjedhur të mos komentojë asgjë, por thjesht i ka bërë tag në postim, partnerit të saj, Albertit.