VOGËLUSHI I EGLA HARXHIT FESTON DITËLINDJEN/ Ish-miss Shqipëria publikon foton emocionuese – AlpeGossip
VOGËLUSHI I EGLA HARXHIT FESTON DITËLINDJEN/ Ish-miss Shqipëria publikon foton emocionuese

VOGËLUSHI I EGLA HARXHIT FESTON DITËLINDJEN/ Ish-miss Shqipëria publikon foton emocionuese

Ish-miss Shqipëria, Egla Harxhi, një vit më parë përjetoi emocionet më të bukura për një nënë. Në javën e parë të Vitit të Ri, ajo solli në jetë vogëlushin e saj , të cilin e pagëzoi me emrin Luçifer. Lajmin për mediat e bënë të ditur partneri i saj Ale dhe ish-partnerja Alesia.

Vogëlushi sot feston ditëlindjen e tij dhe këtë ditë të veçantë Egla ka zgjedhur ta kujtojë me foton më emocionuese.

Ish-missi ka publikuar në ‘Instastory’ foton e parë që ka shkrepur me të birin nga salla e lindjes.
“Kur të mora për herë të parë në krahë, 06.01.2018”,- shkruan Egla.

Kujtojmë se bukuroshja shqiptare ka bërë bujë në media për shkak të marrëdhënies së saj treshe, pavarësisht se, ‘nëna e dytë’ e Luçifer, Alesia vendoi të heqë dorë nga kjo histori, pak muaj pasi ai erdhi në jetë.