Flori publikon FOTO me një femër misterioze dhe të gjithë fansat u bënë lëmsh! Ja kush është ajo – AlpeGossip
Flori publikon FOTO me një femër misterioze dhe të gjithë fansat u bënë lëmsh! Ja kush është ajo

Flori publikon FOTO me një femër misterioze dhe të gjithë fansat u bënë lëmsh! Ja kush është ajo

Profili i tij i rrjeteve sociale është i mbushur me publikime nga puna që bën apo postime për të përkrahur kolegët e tij. Por ditën e djeshme Flori Mumajesi na bëri të gjithëve që të fërkonim sytë për të parë më qartë se, kush ishte femra që ndodhej krah tij.

Të gjithë menduam që, nëse ai publikon foto me një femër do të thotë që është e rëndësishme për të. Pavarësisht se imazhi i publikuar është i turbullt dhe femra në krah të kantautorit ka lëvizur kokën, menduam se mund të ishte moderatorja Liberta Spahiu.

Dyshja përflitet prej kohësh se është në një lidhje, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar asgjë.

Dyshimet se kjo mund të ishte një foto me Libertën në krah u hodhën poshtë. Pavarësisht se ndodheshin në të njëjtin vend, në inaugurimin e biznesit të parfumerisë së hapur nga Liberta, nuk përkonte veshja mes moderatores dhe femrës misterioze në foto.

Ishin komentet e fansave që shkruanin se krah tij mund të ishte Elvana Gjata, me të cilën këngëtari është përfolur prej vitesh se ka pasur një lidhje.

 

Por ndjekësit e tjerë të Flori Mumajesit shkruan se ajo ishte këngëtarja Shkurte Gashi.

Në “InstaStory”-n e kësaj të fundit postimet zbuluan të vërtetën, Shkurte mbante veshur një xhaketë të qëndisur me perla, teksa edhe ajo kishte pozuar me Florin.