“PATËM NJË…”/ Eva Murati rrëfen raportin me aktorin e njohur turk: Rrjetet sociale… – AlpeGossip
“PATËM NJË…”/ Eva Murati rrëfen raportin me aktorin e njohur turk: Rrjetet sociale…

“PATËM NJË…”/ Eva Murati rrëfen raportin me aktorin e njohur turk: Rrjetet sociale…

Moderatorja e sportit, Eva Murati po i ngjit hap pas hapi shkallët e suksesit. Pas kontratatve të rëndësishme për të qenë imazhi i firmave të njohura italiane, ajo po ashtu ka marrë dhe oferta nga mediat turke.

E ftuar në “Edicioni Veror”, Eva tregoi se ishte habitur shumë kur ka shkuar në Turqi pasi atje shumë njerëz e njihnin.

Po ashtu ajo rrëfeu se është në bisedim e sipër me personat e ndryshëm të showbiz-it atje.

“Për të thënë të vërtetën në udhëtimin tim të fundit për pushime në Turqi, më habiti fakti se si ata më njihnin, edhe e shqiptonin emrin tim tamam. Ndoshta kjo është një dhuratë nga të gjithë ato faqe futbolli që më kanë bërë folloë dhe duhet t’i falenderojë padyshim. Ndryshe nga Italia që lidhëm një kontratë të mirëfilltë, Turqia është pak më ndryshe sepse ekziston edhe problemi i gjuhës, por jam në bisedim e sipër me personat e ndryshëm të shoëbizit atje, që të bëhet pak më zyrtare ky pëlqim midis meje dhe Turqisë”.

Po ashtu, për kuriozitetin e të gjithëve ajo u pyet si përfundoi aktori i njohur turk dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Can Yaman në Instagram-in e saj,

“Rrjetet sociale e kanë bërë botën shumë, shumë, po shumë të vogël. Kështu që patëm një miqësi”, u shpreh ajo.