U PËRPOQ TA MBANTE SA MË TË FSHEHTË/ Publikohet FOTO e Ana Kaurit me partnerin – AlpeGossip
U PËRPOQ TA MBANTE SA MË TË FSHEHTË/ Publikohet FOTO e Ana Kaurit me partnerin

U PËRPOQ TA MBANTE SA MË TË FSHEHTË/ Publikohet FOTO e Ana Kaurit me partnerin

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri herë pas here ka lënë të kuptohej që ka nisur një lidhje dashurie pas daljes nga programi.

Më herët ajo rrëfeu për “Prive” shumë të pathëna nga jeta e saj, prapaskenat e emisionit dhe planet për të ardhmen.

Djali që i ka rrëmbyer zemrën nuk është personazh publik dhe ajo u shpreh se s’do ta mësojmë ndonjëherë cili është ai.

“Sot Ana është në një marrëdhënie, e sapo krijuar se ka dhe shumë nga ata persona që aludojnë dhe thonë që kam qenë e lidhur kur isha në Përputhen. Është një marrëdhënie e re edhe pse shumicës i interesojnë ta marrin në aspektin tjetër. Ndihem shumë e lumtur me veten dhe partnerin tim. Nuk është fytyrë publike dhe nuk ka për t’u zbuluar ndonjëherë”, tregoi Ana.

Së fundmi “VIP-at e Bllokut” kanë publikuar një foto të ish-konkurrentes krah një djali për të cilin thuhet se është partneri i saj. Nga ana tjetër, Ana nuk ka reaguar ende pas publikimit të këtij imazhi.

Përsa i përket planeve të saj të të ardhmes në lidhje me televizionin, ajo ka rrëfyer më herët se do i pëlqente shumë një program intensive dhe i përditshëm.

“Realisht më pëlqen shumë televizioni dhe do doja shumë që të mbetesha te bota e televizionit. Kam pasur disa oferta por po mundohem të zgjedh diçka që më mua më përshtatet tamam tamam dhe po pres Shtatorin. Një program intensiv do më pëlqente shumë, i përditshëm”-tha ajo.