MË SHUMË SHANSE PËR…/ Çfarë duhet të dini para se të bëni make up-in e radhës – AlpeGossip
MË SHUMË SHANSE PËR…/ Çfarë duhet të dini para se të bëni make up-in e radhës

MË SHUMË SHANSE PËR…/ Çfarë duhet të dini para se të bëni make up-in e radhës

Grimi,mund të bëjë mrekullira me vetëbesimin! Nisur nga studimet e kryera, ka rezultuar se ato që vendosin make up në vendet e punës janë më të paguara se ato që s’lyhen. Gjithsesi, aplikimi i make up-it vjen gjithashtu me disavantazhet e veta. Sipas një tjetër studimi, shumë grim në fytyrë i bën gratë në vendet e punës të duken sikur nuk kanë mjaftueshëm aftësi lidershipi.

Para se të bëni make up-in e radhës, lexoni këtë

Make up-i i rëndë të vendos në një garë dhe ti lufton për vëmendje, por në të njëjtën kohë po ky lloj make up-it të bën të percetohesh si jo e denje për të qenë lidere.

Nga një eksperiment i kryer në Abertay University, në Skoci rezultoi se make up-i i rëndë lidhej më shumë me qejfin dhe jetën sociale sesa me seriozitetin që duhet të karakterizojë një CEO.

Look-i dramatik ose shumë i tepruar, i bën gratë nëpër vendet e punës si më pak të besuara, aq më tepër nëse është intervista e parë për një vend të caktuar pune. Me grimin e duhur, rriten shanset për një përshtypje të parë më të mirë para punëdhënësit.

Para se të bëni make up-in e radhës, lexoni këtë

Make up-i natyral dhe jo i tepruar mund të na ndihmojë të promovohemi apo të kemi më shumë shanse për ta fituar një vend pune edhe nëse përballë nesh ndodhet dikush që s’vendos asnjë grimcë grimi.

Të njëjtën gjë s’mund ta themi kur sytë janë të lyer rëndë, me tone që shkëlqejnë apo buzët me ngjyra të forta.

Look-u dramatik fillon pas orarit zyrtar!