Me aq shumë dasma që patëm vitin e kaluar në këtë periudhë, e siguritë që bebushat që do të vinin në jetë nga këto çifte do të merrnin të gjithë vëmenjden e mediave rozë dhe ashtu ndodhi.
Mjafton një foto në rrjete sociale ku këto vajza kanë shpallur zyrtarisht shtatzëninë e tyre, për të bërë publikun edhe më kuriozë.
Ne të Blitz.al kemi vënë re se një nga “trendet” më të preferuar e më të këndshëm të fotove të vajzave që janë në pritje të ëmëbl, janë fotot në çift. Dyshet e showbizit shqiptar, nuk ia kanë kursyer vetes një shërbim të kuruar fotogarik në çastet kur kanë qenë duke pritur bebat e tyre, duke shkrepur portrete familjare shumë të bukura.
Ditën e djeshme, Jona Spahiu, moderatorja e “Digitalb” e cila së bashku me partnerin e saj, Frenklin janë në pritje të një vogëlushi postoi një foto ku çifti ishin në pishinë së bashku mbi një komerdare. Pjesa më e lezetshme ishte pikërisht dora që Frenkli kishte vendosur mbi barkun e rrumbullakosur të Jonës, detaj ky që e bënte foton mjaft romantike. Megjithatë Jona dhe Frenkli nuk janë të vetmit që kanë bërë këtë zgjedhje përsa i përket fotove.