“TI SI PEMË…”/ Iliri kujton vitet kur festonte festat e fundvitit vetëm në Itali: Në vitin 2000 ndryshoi… – AlpeGossip
“TI SI PEMË…”/ Iliri kujton vitet kur festonte festat e fundvitit vetëm në Itali: Në vitin 2000 ndryshoi…

“TI SI PEMË…”/ Iliri kujton vitet kur festonte festat e fundvitit vetëm në Itali: Në vitin 2000 ndryshoi…

Ilir Shaqiri duket paksa i mërzitur që këto ditët e festave të fundvitit nuk po i kalon pranë familjes së tij. Teksa po bisedonte sot me Beatrix dhe Meridianin, tregoi se i duket sikur është rikthyer pas, kur i kalonte festat vetëm në Itali.

“Kur isha në Shqipëri i shijoja në maksimum festat, sidomos Vitin e Ri, dilnim me shoqet e shokët. Që kur ika në Itali mu ul entuziazmi, sidomos 5-6 vitet e para. Tek pullë, me ato problemet si gjithë emigrantët. Shikoje njerëzit me dhurata në duar, e ti si pemë”, u shpreh balerini i njohur.

“Ti si pemë...”/ Iliri kujton vitet kur festonte festat e

Iliri shtoi se çdo gjë ndryshoi në vitin 2000 kur njohur bashkëshorten e tij, Emanuela.

“Nga viti 2000 pashë një Krishtlindje ndryshe se njoha Emanuelën, e pastaj kur lindi vajza. Më para i ndjeja festat vetëm kur vinin familja në Itali. Tani është rikthim prapa, ti kalosh festat vetëm”, tha Iliri.