“BURRI DO ÇUN PATJETËR”/ Olta Gixhari flet për shtatzëninë: E planifikuam (FOTO) – AlpeGossip
“BURRI DO ÇUN PATJETËR”/ Olta Gixhari flet për shtatzëninë: E planifikuam (FOTO)

“BURRI DO ÇUN PATJETËR”/ Olta Gixhari flet për shtatzëninë: E planifikuam (FOTO)

Olta Gixhari po pret me emocion të bëhet nënë për herë të parë dhe gjatë kësaj kohe nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur. Ditën e sotme aktorja bukuroshe na ka zbuluar më shumë në një intervistë me gazetaren Klotilda Harka për revistën “Story”.

Olta tregoi se ajo dhe partneri e kishin planifikuar bebin. Aktorja u shpreh se nuk dëshiron ende ta zbulojë sa muajshe është dhe as gjininë e fëmijës, por tregoi se partneri i saj do djalë.

“Ishte e planifikuar, madje di edhe kur është zënë. Faleminderit Zotit erdhi në një mënyrë të menjëhershme, pa strese, pa problem. Nuk do ta zbuloj ende sa muajshe jam, do ta zbuloj më vonë në Instagram. Burri e do çun patjetër. Unë do doja t’i plotësohej dëshira atij. Por gjininë nuk e kemi parë ende. Do doja shumë të kisha një vajzë dhe një djalë në jetë”, u shpreh Olta.

“Po e shijoj shumë këtë periudhë, e kam stakuar mendjen dhe po kujdesem vetem per veten dhe beben. Jam futur në boten e bebeve, shoh rroba për bebe gjithë kohës, diskutimet e mia tani janë ça karroce do marrim, si do ta veshim, ku do e vëmë krevatin, a do ja bëjmë dhomën tani”, tregoi Olta.