“SOT DO DONIM TË FALNIM GJITHË…”/ Ja çfarë shkruhet në buqetën surprizë për Miriamin nga Albani, Ameli dhe Duam (FOTO) – AlpeGossip
“SOT DO DONIM TË FALNIM GJITHË…”/ Ja çfarë shkruhet në buqetën surprizë për Miriamin nga Albani, Ameli dhe Duam (FOTO)

“SOT DO DONIM TË FALNIM GJITHË…”/ Ja çfarë shkruhet në buqetën surprizë për Miriamin nga Albani, Ameli dhe Duam (FOTO)

Ditën e sotme këngëtarja e njohur, Miriam Cani ka festuar ditëlindjen e saj mes shumë urimesh, ku ka dalluar ai nga bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj. Së fundmi Miriami ka ndarë një foto të buqetës me lule, të cilën ia ka dhuruar Albani në bashkëpunim me Amelinë dhe Duam.

“Sot do donim të falnim gjithë universin si dhuratë, por s’mundemi sepse ai për ne ndodhet brenda teje. Të duam pafund dhe faleminderit që bëhesh çdo ditë frymëmarrja jonë. Gëzuar ditëlindjen shpirt. Albani, Ameli dhe Duam”, shkruhet në pusullën e luleve shumëngjyrëshe.

Me siguri ky mesazh e ka lumturuar pamasë këngëtaren, e cila ka festuar ditën e sotme 35-vjetorin e saj./revistawh