HISTORIA E PABESUESHME/ Vdiq 3 herë, por erdhi në jetë 2 orë më vonë. Drejtori i spitalit: Nuk e shpjegojmë dot – AlpeGossip
HISTORIA E PABESUESHME/ Vdiq 3 herë, por erdhi në jetë 2 orë më vonë. Drejtori i spitalit: Nuk e shpjegojmë dot

HISTORIA E PABESUESHME/ Vdiq 3 herë, por erdhi në jetë 2 orë më vonë. Drejtori i spitalit: Nuk e shpjegojmë dot

Një foshnje, i cili u shpall i vdekur 3 herë, u gjet duke marrë frymë nga prindërit brenda në arkivol, duke bërë që për ngjarjen të nisin hetimet.

I porsalinduri u dyshua se humbi jetën gjatë lindjes, në javën e 27 të shtatzënisë, më 8 shkurt.

Por prindërit e tij u tronditën, kur zbuluan se po merrte frymë, disa orë më vonë.

Kreu i spitalit tha se ishte një “mrekulli”, pasi sipas tij, tre kontrolle të bëra ndaj fëmijës, konfirmuan se ai ishte vdekur.

E gjithë ngjarja e pazakontë, sipas asaj që shkuan e përditshmja “Mirror”, ndodhi në Santa Cruz, në lindje të Bolivisë.

Autoritetet atje mësohet se kanë nisur një hetim për ngjarjen, pas dyshimeve të neglizhencës mjekësore ndaj të porsalindurit.

Megjithatë drejtori i spitalit insiston se kemi të bëjmë me një “mrekulli”.

“Bebja lindi pa shenja jete, kështu që ishte një vdekje e fetusit. Doktorët kontrolluan sërish dhe situata ishte e njëjtë. 

Një orë më vonë, ata e kontrolluan edhe një herë tjetër dhe diagnoza ishte po e njëjta. 

2 orë më vonë, bebja u kontrollua sërish dhe u konfirmua sërish i vdekur. 

E vetmja gjë që mund t’ju them të gjithëve është se ishte një mrekulli”, tha kreu i spitalit Federico Urquizo.

Sipas mediave lokale, një komitet i spitalit konkludoi se bebja kishte vdekur, por u rikthye në jetë 2 orë më vonë.

I vogli, i quajtur Dhilan Daren ndodhet aktualisht në spital, në kujdes intensiv.

Babai i tij, Richard Jurado u tregoi gazetarëve certifikatën e firmosur të vdekjes dhe tashmë ka bërë kërkesë për certifikatë lindjeje.

Ai u takua me prokurorin e çështjes, Lorgio Viveros, i cili do të marrë në pyetje stafin mjekësor gjatë ditëve në vijim. Hetimet për ngjarjen vijojnë.