E ftuar së fundmi në emisionin “Expuls” ishte këngëtarja Anna Jenifer. Këngëtarja foli për jetën e saj dhe tregoi se fillesat në muzikë i ka patur të vështira pasi familjen e kishte fanatike.
Madje ajo tregoi se është dhunuar nga familja për faktin që merrej me muzikë.
“Me muzikën jam marrë që e vogël, por ka qenë koha shumë e vështirë. Prindërit ishin shumë fanatikë. Mami ka dashur të merrem me muzikë, por babi jo, më nxirrte nga Pallati i Kulturës. Kam ngrënë dhe dru domethënë. Por unë arrita ta realizoja ëndrrën time”, u shpreh Anna Jenifer.














![I morën apo jo 100 milion lekët e Big Brother? Danjeli e Fotinia marrin këtë vendim të rëndësishëm [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/02/fotitinidhdhdanielia-400x247.jpg)
