Analisti dhe moderatori i njohur shqiptar, Artur Zheji është i ftuari special i kësaj të shtune në “Mos i fol shoferit” në Ora News.
Në momentin që e ftoi, Rudina Dembacaj shpjegoi me të qeshur se e ka fiksim dhe mes tyre u krijua një bisedë plot humor.
Pjesë nga biseda
Artur Zheji: Rëndësi ka që nuk fiksohemi. Ti më ke fiksim,unë të shmangem.
Rudina Dembacaj: Bënke të vështirin ti se nuk e paskam kuptuar?
Artur Zheji: Jo, është dëshira që ti të përsërisësh fiksimin herë pas here. Që të shijohet mirë.
Rudina Dembacaj: Ti ke strategji Zheji? Qenkam delja këtu.
Artur Zheji: Nuk është ashtu, nuk jam unë kasapi këtu.