TAYNA DHE ZAIMINA VASJARI NË BASHKËPUNIM? Këngëtarja zbulon planet e reja (FOTO) – AlpeGossip
TAYNA DHE ZAIMINA VASJARI NË BASHKËPUNIM? Këngëtarja zbulon planet e reja (FOTO)

TAYNA DHE ZAIMINA VASJARI NË BASHKËPUNIM? Këngëtarja zbulon planet e reja (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Zaimina Vasjari para disa muajsh përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetë. Ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë vajzën e saj Khloe nga martesa me partnerin Klodian Asllani.

Edhe pse ka shumë që mezi presin prodiksion muzikor nga Zaimina, ajo prej disa kohësh është larguar nga skena muzikore, por a do e shohim së shpejti?

Këngëtarja ka zbuluar për “Prive” se me shumë gjasa nuk do t’i kthehet më muzikës, pasi ka plane të reja t’i dedikohet më shumë arkitekturës dhe do e zgjidhte gjithmonë para muzikës..

“Edhe po edhe jo, por përqindja më e madhe është jo” – u shpreh Zaimina.

Ndërkohë e pyetur se me kë do donte të bashkëpunonte, ajo tregon se nuk ka deri më sot asnjë bashkëpunim me një femër por ajo që i pëlqen sot në tregun muzikor është Tayna. Ku i dihet mbase do i shohim në një të ardhme bashkë, pse jo pasi Zaimina në këtë mënyrë do hynte sërish mjaft fuqishëm në treg.