E GUXIMSHME/ Prezantuesja shqiptare poston foto pa pikë makeupi dhe pa filtra (FOTO) – AlpeGossip
E GUXIMSHME/ Prezantuesja shqiptare poston foto pa pikë makeupi dhe pa filtra (FOTO)

E GUXIMSHME/ Prezantuesja shqiptare poston foto pa pikë makeupi dhe pa filtra (FOTO)

Duke qenë se ekrani të do gjithnjë të lyer, të kuruar deri në detaje, rrallë i shohim personazhet publik pa makeup e madje edhe pa filtra. Mirëpo kjo nuk ndodh me prezantuesen e emisionit “Edicioni veror”, Genta Hodo e cila nuk e ka aspak problem këtë pjesë.

 

Genta ka postuar mbrëmjen e sotme një foto ku shfaqet pa pikë makeupi, pa filtra dhe me pizhama.

Prezantuesja nuk e ka shoqëruar foton me asnjë përshkrim, por me siguri deri tani mesazhet e saj janë mbushur me komplimenta nga ndjekësit.

 

Kujtojmë që Genta përpos prezantimit, është edhe këngëtare, ka marrë pjesë në kompeticione dhe ka realizuar këngën “Sirenat”.

Gjithashtu bukuroshja me flokët e kuqe dikur ka luajtur rolin e Pipi Çorapegjatës shqiptare tek TVSH në vitet 2000.