THANË SE ËSHTË NDARË NGA BOKSIERI/ Dajana Shabani i mbyll gojën të gjithëve (FOTO) – AlpeGossip
THANË SE ËSHTË NDARË NGA BOKSIERI/ Dajana Shabani i mbyll gojën të gjithëve (FOTO)

THANË SE ËSHTË NDARË NGA BOKSIERI/ Dajana Shabani i mbyll gojën të gjithëve (FOTO)

Ditën e sotme moderatorja shumë tërheqëse dhe shumë e komentuar, Dajana Shabani ishte në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e saj private. Për shkak se ajo dhe boksieri Kamer Maloku nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram nisën thashethemet se dyshja nuk janë më bashkë.

 

Pas lajmeve të shumta për ndarjen e tyre, Dajana ka reaguar pak më parë duke ia mbyllur gojën të gjithëve.

Moderatorja ka postuar një foto krah Kamerit duke shkruar: “Krijo, mos urre”.

 

Me këtë veprim Dajana i dha fund thashethemeve dhe tregoi se ajo është shumë e lumtur në krahët e boksierit.