”FRYHU E FRYHU SI TULLUMBACE…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
”FRYHU E FRYHU SI TULLUMBACE…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

”FRYHU E FRYHU SI TULLUMBACE…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Më poshtë do të shihni komentet pikante të ditës:

Ghetto Geasy është tepër i njohur dhe i komentuar për jetën luksoze që bën. Shpeshherë ai poston në llogarinë e tij në Instagram foto ku shfaqen makina e pushime luksoze. 

Këtë herë, reperi ka zgjedhur të publikojë një foto në të cilën duket se është në plazh e duke shijuar verën. Teksa pjesa më e madhe e komentuesëve e  komplimentojnë për pamjen që ka dhe jetën që bën, një komentues ka diçka për ti thënë.

Mesa duket, ndjekësi është i indinjuar për faktin se Ghetto shkon në plazh më shumë se një herë kur ndërkohë njerëzit nuk kanë bukë të hanë. 

E ç’mund të themi? I sygjerojmë reperit që herën tjetër ”të pyesi” komentuesin për gjendjen ekonomike të popullit para se të shkojë në plazh me paratë e veta.

Luana Vjollca si gjithmonë nuk mundet ti shpëtojë lajmeve rozë. Ajo është shumë e përfolur si për projektet që sjell por gjithashtu dhe për pamjen e saj të jashtme. Moderatorja njihet për fytyrë dhe fizik seksi dhe për këtë arsye pjesa më e madhe e njerëzve e komentojnë. 

Mesa duket, në foton e fundit, një komentuese nuk është aq e bindur për origjialitetin e bukurisë së Luanës, kështuqë i sygjeron që të mos vazhdojë të fryhet më si tullumbace.

Ermal Mamaqi është shumë i ndjekur dhe i përfolur nga mediat, kjo për shkak të influencës që ai ka tek të tjerët nëpërmjet rrjeteve sociale. Pas incidentit të njohur me Mihal Kokëdhimën, moderatori nuk ka pritur për të bërë një koment rreth situatës.

Ai ka postuar një foto të tij me një efekt që e bën të duket i plakur dhe e ka shoqëruar foton me një përshkrim ku thotë se do të priste derisa shqiptarët të bëheshin njerëz me kulturë. Me këtë foto ai ka nënkuptuar se u plak dhe shqiptarët prap nuk u kulturuan. 

Teksa një pjesë e komentuesëve e kanë mbështetur, pjesa tjetër kanë patur reagim shumë të keq. Nga këta të fundit dallojmë një i cili ishte duke pritur për vete. Komentuesi në fakt nuk po priste që shqiptarët të kulturoheshin, por po priste të shihte Ermalin duke bërë humor.

 /AlpeGossip.al