Edhe pse jemi në fund të tetorit, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta e këtë ditë të nxehtë, Bieta ka vendosur ta shfrytëzojë duke shkuar aty ku të gjithë kemi dëshirë, pranë detit.
Bieta, Albani dhe djali i tyre Kroi Art po shijojnë detin dhe diellin këtë të shtunë. Ka qenë vetë moderatorja që ka postuar disa foto nga dita e tyre ku shfaqet me rrobabanjo teksa argëtohet me djalin.
“Një ditë vere, dhuratë nga vjeshta”, shkruan Bieta.
Në disa prej fotove shfaqet Albani me të voglin e tij duke mbajtur lodrat.
Familja duken shumë të lumtur që i janë rikthyer plazhit në këtë stinë vjeshte.