REZARTI NA PREZANTOI ME TË DASHURËN NË STILIN” SANDËR MAFISHJA/ Sot ndryshon mendje dhe… – AlpeGossip
REZARTI NA PREZANTOI ME TË DASHURËN NË STILIN” SANDËR MAFISHJA/ Sot ndryshon mendje dhe…

REZARTI NA PREZANTOI ME TË DASHURËN NË STILIN” SANDËR MAFISHJA/ Sot ndryshon mendje dhe…

Ditën e djeshme, aktori i humorit Rezart Veleshnja është përpjekur të ironizojë lajmet dhe titujt që bëhen nëpër portale, kur hodhi një foto së bashku me moderatoren e njohur Ori Nebijaj, krah së cilës shkruante:

“Ori Nebijaj, kur do fejohemi ne? Ja pra kolege e dashur, mjafton të tallim pak lesht dhe ja arritëm qëllimit, portalet mbajnë frymën gjallë me lajme fake si ky që bëmë ne! Edhe pse unë kam dashurinë time dhe ti tënden veç e veç!”.

Kështu ai shënjestronte mediat online, për faktin që kishin shkruar për një lidhje të mundshme mes tyre.

Pa humbur kohë, pak orë më vonë ai postoi një foto tjetër ku na prezanton me dashurinë e tij të vërtetë, si për të sqaruar çdo keqkuptim dhe për t’u bërë sërish lajm.

“Ujku ujku ujku u bë nami me portalet, por në fakt kjo është ajo që unë kam ndjekur, kam studiuar dhe kam dashuruar, tha Sandër mafishja! U bëra vetë mafishe pas kësaj! Të dua bebushja ime!” – shkruan aktori bashkangjitur fotos së bashku me partneren vërtetë simpatike.

Gjithsesi, aktori i “Portokalli” i ka fshirë të dyja fotot, si atë ku ironizonte portalet edhe atë me të dashurën e tij. Motivin e vërtetë të këtij veprimi nuk e dimë, ama edhe Rezartit i pëlqen “pak” që të shkruhet për të.