E “MËRZITUR” ME MIQTË E SAJ/ Enca kërkon shokë të rinj dhe zbulon kriteret që duhet të plotësojnë (FOTO) – AlpeGossip
E “MËRZITUR” ME MIQTË E SAJ/ Enca kërkon shokë të rinj dhe zbulon kriteret që duhet të plotësojnë (FOTO)

E “MËRZITUR” ME MIQTË E SAJ/ Enca kërkon shokë të rinj dhe zbulon kriteret që duhet të plotësojnë (FOTO)

Enca është një ndër këngëtaret shqiptare që është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Herë përflitet për këngët që lançon, herë për foto provokuese dhe herë për deklaratat ‘e forta’ që bën. Këtë herë, Enca ka publikuar në ‘Instastory’ një ankesë drejtuar miqve të saj.

Këngëtarja ndihet e vetmuar pasi ata nuk zgjohen herët dhe kjo ka bërë që të kërkojë miq të rinj duke vendosur dhe disa kritere. ‘Kemi 6 pozicione të lira në shoqëri, për njerëz që zgjohen herët dhe duan të bëjnë aktivitete qe në mëngjes, të pinë kafe, mundësisht ndonjë xhiro afër detit, keni kohë për aplikim derisa te zgjohen miqtë e mi te natës’, shkruan Enca.

Kujtojmë që bukuroshja së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re ‘Balad’, ku të gjithë e kanë krahasuar me një princeshë përrallash./