ZBULONI DHURATËN E ÇMUAR/ Fejohet Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez – AlpeGossip
ZBULONI DHURATËN E ÇMUAR/ Fejohet Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

ZBULONI DHURATËN E ÇMUAR/ Fejohet Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez  është një ndër femrat e famshme që nuk njeh moshë. Ndonëse vitet ikin, ajo vazhdon të ruajë të njëjtën freski si dikur. Një lajm i rëndësishëm vjen nga jeta private e Jennifer. Gjatë ditës së djeshme ajo është fejuar me ish-lojtarin e MLB Alex Rodriguez, lajmin e publikuan vetë dy personazhet e njohur në ‘Instagram’.  Dyshja ka publikuar një foto ku shihet dora e Alex dhe e Lopez, ku kjo e fundit mbante në dorë unazën me një diamant shumë të çmuar. “Ajo tha po”, shkruan Rodriguez përbri fotos.

Sipas një burimi të brendshëm për revistën ‘People’, ai i ka propozuar këngëtares gjatë pushimeve të tyre në Bahamas. Kujtojmë që një muaj më parë, çifti ka festuar 2-vjetorin e lidhjes së tyre./revistawho.com