Striptisja serbe rrëfen sekretet e VIP-ave në klubin e natës në Tiranë: Ata vijnë… (VIDEO) – AlpeGossip
Striptisja serbe rrëfen sekretet e VIP-ave në klubin e natës në Tiranë: Ata vijnë… (VIDEO)

Striptisja serbe rrëfen sekretet e VIP-ave në klubin e natës në Tiranë: Ata vijnë… (VIDEO)

Një nga striptistet e klubit të famshëm në kryeqytetin e Shqipërisë kishte pranuar të intervistohej sot në mëngjes në KafeIN në INTv.

Emri i saj është Sandra dhe ishte në kuadër të diskutimit për profesionet e paragjykuara. Ajo foli për shumë aspekte të punës që bënte në Tiranë. Rregullat e shumta dhe strikte që ato kanë e mbi të gjitha përballjet me klientët.

Sandra me origjinë nga Beogradi rrëfeu se ishte e diplomuar në ortodontësi dhe se kjo ishte një punë kalimtare sa të bënte paratë e nevojshme për klinikën e saj dentare në Beograd.

Sipas saj tashmë njerëzit janë më të relaksuar ndaj idesë së një night-i dhe se ka vajza nëpër rrugë që bëjnë gjëra vërtetë të pamoralshme e askush nuk i gjykon. Ndër të tjera Sandra iu referua instagramit ku tha se sheh që vajzat janë shumë më të zhveshura aty ku mund t’i shohin mijëra njerëz përfshi edhe familjarët.

Sandra tregoi edhe për politikanët episodikë dhe sportistët e shumtë, krahas biznesmenëve të cilët frekuentojnë rregullisht club-in ku ajo punon dhe favoret e shpeshta seksuale që kërkojnë. Por sipas striptistes, nuk bëhet fjalë të ketë prostitucion pasi pagat janë shumë më të mira pa qënë nevoja të ketë seks, mirëpo ajo rrëfeu se nëse do i ndodhte që të ishte ajo që dashurohej me ndonjë klient sigurisht që do hidhej në sulm.