Trump jep konferencë për shtyp mbi kujdesin shëndetësor/ Njerëzit u hutuan nga vetullat e kësaj gruaje (FOTO) - AlpeGossip
Trump jep konferencë për shtyp mbi kujdesin shëndetësor/ Njerëzit u hutuan nga vetullat e kësaj gruaje (FOTO)

Trump jep konferencë për shtyp mbi kujdesin shëndetësor/ Njerëzit u hutuan nga vetullat e kësaj gruaje (FOTO)

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dha një konferencë shtypi ku ai u përplas me politikat e Obamës, por ishte dikush tjetër që ‘vodhi shfaqjen’.

Ndërsa presidenti me flokë të bardhë filloi një program tjetër shëndetësor, kundër programit të Obamës, ai mbushi skenën me mbështetësit e tij.

Por, ndërsa Trump kuvendonte, njerëzit ishin përqëndruar tek njerëzit prapa krahëve të tij.

Më saktë, tek një grua dhe në veçanti tek vetullat e saj.

Duke qëndruar ekzaktësisht pas krahëve të 72-vjeçarit, gruaja u ‘shënjestrua’ menjëherë nga publiku, pasi vetullat e saj të çuditshme dukeshin si të vizatuara nga një fëmijë.

Ndërkohë që presidenti është komentuar me shaka në lidhje me pamjen e tij, duke nisur nga nxirja e trupit e deri tek flokët e tij, kësaj radhe ishte dikush tjetër në ‘tabelën e qitjes’.

Menjëherë në rrjet plasën komentet.

Përdoruesit e internetit shkruanin :”Asgjë për politikën, thjesht donte të theksonte vetullat e kësaj gruaje”.

Postimi ka grumbulluar më shumë se 400 komente, me njerëz që i krahasojnë vetullat e saj me çdo gjë, që nga shenja e Nike deri tek ekuacionet matematikore.

Një person shkroi: «Kjo është ajo që ndodh me fytyrën kur përpiqesh të kuptosh atë që po thotë.»

Një tjetër komentoi: “Këto mizori të vetullave në ballin e gruas duhet të dënohen me sanksione të OKB-së, sigurisht”.

Ky person mendonte se kishte një të ardhme të ndritur përpara saj, duke thënë: “Unë mendoj se ajo po shkon për ’emoji’-n e parë të vërtetë live, por unë mund të gaboj”.

Ndërsa ky person mendonte se ishte një teknikë shpërqendrimi, duke shkruar: “Jam i bindur se ajo e bëri këtë me qëllim, kështu që reagimet e saj të vërteta ndaj budallallëqeve që ai po bënte nuk do të ishin

të dukshme”.