TË ZGJOHEMI HERËT PËR TË QENË TË SUKSESSHËM? Studimet tregojnë të vërtetën e kësaj çështjeje – AlpeGossip
TË ZGJOHEMI HERËT PËR TË QENË TË SUKSESSHËM? Studimet tregojnë të vërtetën e kësaj çështjeje

TË ZGJOHEMI HERËT PËR TË QENË TË SUKSESSHËM? Studimet tregojnë të vërtetën e kësaj çështjeje

Na është thënë shpesh nëpërmjet medias apo shembujve të ndryshëm se njerëzit e suksesshëm kanë një zakon që i ndihmon të jenë të tillë dhe ky është zgjimi herët. Anna Wintour zgjohet në 4 të mëngjesit dhe nis ditën e saj me aktivitet fizik. Të tjerë sipërmarrës zgjohen dhe në orën 03:30.

Por a duhet të zgjohemi herët që të jemi të suksesshëm? Shkurtimisht, jo. Njerëzit që zgjohen herët shihen si superiorë jo për faktin se kanë avantazhe në shëndet dhe produktivitet, por sepse kultura jonë e punës është strukturuar e tillë.

E vërteta është kjo: shumë prej nesh janë të predispozuar të zgjohen herët, të tjerë jo. Të sforcosh për të qenë pjesë e kategorisë “herët” nuk të bën më të mirë dhe të talentuar në punë. Madje mund të ndodhë e kundërta. Steve Ryan, ekspert gjumi, shpjegon se mendja dhe trupi juaj do të funksionojë më mirë gjithnjë kur vazhdoni rrjedhën normale të rutinës suaj të gjumit- cilado qoftë ajo.

“Në mënyrë që të optimizoni ditën tuaj të punës dhe produktivitetin në bazë të zakoneve të gjumit, është e rëndësishme të kuptoni nëse keni një tip mëngjesi apo mbrëmjeje. Ata të mëngjesit kanë një zgjim optimal në 6:30 dhe zakonisht mbarojnë detyrat dhe aktivitetin e tyre rreth orës 1 apo 2 të mesditës. Ndërkohë që njerëzit e “mbrëmjes” kanë një mungesë energjie në mëngjes, por që sa vjen e shtohet pas mesditës. Ata e nisin aktivitetin e tyre rreth orës 1 të mesditës dhe përfundojnë në 5 apo 6 të pasdites.”- ka treguar Steve.

Pra, kuptoni nevojat tuaja të gjumit dhe ndiqni rutinën e përshtatshme. Zgjimi herët nuk ka të bëjë aspak me të qenit i suksesshëm. Madje, studimet tregojnë se “njerëzit e mbrëmjes” janë po aq të shëndetshëm në rutinën e tyre dhe madje janë më kreativë.