NË KËRKIM TË VENDIT PERFEKT/ Ja ku do të martohen Hailey dhe Justin Bieber (FOTO) – AlpeGossip
NË KËRKIM TË VENDIT PERFEKT/ Ja ku do të martohen Hailey dhe Justin Bieber (FOTO)

NË KËRKIM TË VENDIT PERFEKT/ Ja ku do të martohen Hailey dhe Justin Bieber (FOTO)

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë në kërkim të një vendi perfekt për të bërë dasmën, dhe me sa duket e kanë gjetur.

Ata po planifikojnë një destinacion tropikal për të mbajtur ceremoninë e dasmës dhe shanset janë që kjo të ndodhë shumë larg Shteteve të Bashkuara.

Sipas një burimi që ka folur për People, “Justin dhe Hailey i duan shumë vendet tropikale. Ata po shohin disa opsione për një dasmë në një vend tropikal”.

Kjo duket e besueshme duke qenë se çifti u fejua në Bahamas në muajin korrik.

Ideja e parë ishte për një dasmë në fund të shkurtit, por tani, burimi thotë se do të ndodhë në prill ose në maj.

Fakti që Hailey dhe Justin e shtynë ditën e dasmës nuk do të thotë se po iu bëjnë bisht detajeve.

Hailey mësohet se po punon me një planifikues dasmash për t’u siguruar që gjithçka të jetë e pabesueshme.

View this post on Instagram

My wife is awesome

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on