"NË ÇANTËN TIME"/ Anxhelina Hadërgjonaj ka vetëm një qëllim në 2019-ën, "paraja është kryefjala" - AlpeGossip
“NË ÇANTËN TIME”/ Anxhelina Hadërgjonaj ka vetëm një qëllim në 2019-ën, “paraja është kryefjala”

“NË ÇANTËN TIME”/ Anxhelina Hadërgjonaj ka vetëm një qëllim në 2019-ën, “paraja është kryefjala”

Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj ka publikuar së fundmi një foto që ka marrë shumë komente në profilin personal në ‘Instagram’. E shtrirë në një vaskë dhe e mbuluar me para, Anxhelina i ka bërë të gjithë të flasin për të. Krahas fotos ajo shkruan: “2019-a për mua! Në çantën time, jo në ndjenjat e mia”.

Bukuroshja e ekranit ka vendosur që këtë vit t’i përkushtohet të fituarit para dhe karrierës. Më herët Anxhelina është shprehur se do publikojë një këngë të re, në këtë mënyrë do rrisë edhe fitimet monetare. Karriera duket se do të jetë synimi i vitit për vajzën e këngëtares së njohur, Albërie Hadërgjonaj. Ndërsa për ndjenjat edhe njëherë tjetër Anxhelina la të kuptohet se është shumë e lumtur vetëm dhe nuk ka në plan të gjejë një partner në një të ardhme të afërt. Megjithëse asnjëherë nuk i dihet.