E MOHOI PARA GAZETARËVE/ Këngëtarja e njohur shqiptare zyrtarizon hyrjen në politikë – AlpeGossip
E MOHOI PARA GAZETARËVE/ Këngëtarja e njohur shqiptare zyrtarizon hyrjen në politikë

E MOHOI PARA GAZETARËVE/ Këngëtarja e njohur shqiptare zyrtarizon hyrjen në politikë

Këngëtarja e njohur e hitit “Pendimi”, Eliza Hoxha, ka zyrtarizuar ditën e sotme angazhimin e saj në politikë. Ajo është bërë pjesë e “PDK-së”, lajm të cilin e dha Kryetari i Partisë, Kadri Veseli.

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”, ishin fjalët e Veselit në postim.

Kujtojmë se vetëm 20 ditë më parë, Eliza e mohoi lajmin e futjes në politikë, duke akuzuar gazetarët se informacionet e marra nuk ishin të sakta.