NATA E TRETË E SANREMOS/ Georgina Rodríguez mahnitëse në skenën e Ariston – AlpeGossip
NATA E TRETË E SANREMOS/ Georgina Rodríguez mahnitëse në skenën e Ariston

NATA E TRETË E SANREMOS/ Georgina Rodríguez mahnitëse në skenën e Ariston

Vetëm pak minuta më parë ka nisur nata e tretë e festivalit historik të muzikës italiane “Sanremo”! Kjo mbrëmje do të jetë shumë speciale edhe për Shqipërinë pasi në skenën e madhë të Aristonit krah Amadeusit do të jetë dhe prezantuesja jonë e njohur Akleta Vejsiu.

Sapo konkurrentët në garë kanë nisur duetet me këngëtarë të tjerë të njohur nga një repertor i pasur i muzikës më të mirë italiane në vite, ka zbritur nga shkallët e Ariston partnerja e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, Georgina Rodríguez.

Elegante, seksi, joshëse modelja spanjolle u përshëndet me publikun italian në gjuhën e saj dhe kërkoi nga Amadeus që ta ndihmonte me italishten. Nga ana tjetër, moderatori i kërkoi Georgina-s me shumë vështirësi, sepse mbeti pa fjalë nga bukuria e saj, ta ndihmonte për spanjishten.

  • foto galeri