ATMOSFERË E FRIKSHME/ Nora Istrefi arredon shtëpinë për Halloween (FOTO) – AlpeGossip
ATMOSFERË E FRIKSHME/ Nora Istrefi arredon shtëpinë për Halloween (FOTO)

ATMOSFERË E FRIKSHME/ Nora Istrefi arredon shtëpinë për Halloween (FOTO)

Halloween-i ka trokitur dhe të shumtë janë VIP-at që e kanë arreduar shtëpinë me ngjyrat e frikshme të festës. Një prej tyre është dhe këngëtarja e njohur Nora Istrefi.

Përmes disa videove të publikuara në Instastory, Nora ka zbuluar disa pamje nga atmosfera e frikshme e Halloween-it. Me tollumbace të ngjyrave të errëta, kunguj, rrjeta, me dekor skeletësh, me qirinj dhe drita të ndezura, shtëpia e këngëtares është përfshirë e gjitha në frymën e festës.

Kujtojmë që Nora është komentuar shumë në media që pas ndarjes nga ish partneri, Robert Berisha. Mirëpo këngëtarja ka vazhduar para me jetën e saj, duke u treguar mjaft aktive dhe në rrjete sociale e duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga më të ndryshmet (siç është së fundmi dekorimi i shtëpisë në kuadër të Halloween-it). Foto nga dekori: