Klodiani ka dy vajza me gruan e parë/ Zaimina sapo publikoi foton e tyre – AlpeGossip
Klodiani ka dy  vajza me gruan e parë/ Zaimina sapo publikoi foton e tyre

Klodiani ka dy vajza me gruan e parë/ Zaimina sapo publikoi foton e tyre

Zaimina Vasjari dhe partneri i saj, Klodian Asllani, u bënë prindër pak muaj më parë, një lajm ky ka lumturuar çiftin pa masë.

Prej gati 13 vitesh ata janë bashkë dhe tanimë Khloe, e ka bashkuar edhe më tepër çiftin. Por duket se ardhja e saj në jetë ka lumturuar edhe dy vajzat e Klodianit, për të cilat nuk dihej asgjë, të paktën deri më sot.

Zaimina ruan marrëdhënie të mira me dy vajzat e Klodianit, Kristel dhe Jennifer.

Dje, familja e madhe është bashkuar për të festuar ditëlindjen e vajzës së dytë të Klodianit, Kristel, e cila mbushi 13 vjeç.

Zaimina ka publikuar foto nga ditëlindja e “princeshës” siç e quan ajo.

Më pas tre motrat kanë pozuar në një foto të ëmbël, të veshura me rozë, dhe Zaimina e ka ndarë atë në profilin e saj në Instagram.

“Dashuri mes motrave”, shkruan Zaimina në foton e publikuar ku shihet Jennifer që mban në krahë Khloe-n e vogël.

Kristel dhe Jennifer jetojnë në Itali, së bashku me nënën e tyre, ish-partneren e Klodianit.