24 VITE DIFERENCË/ Të fshehtat e historisë së Brigitte dhe Emmanuel Macron – AlpeGossip
24 VITE DIFERENCË/ Të fshehtat e historisë së Brigitte dhe Emmanuel Macron

24 VITE DIFERENCË/ Të fshehtat e historisë së Brigitte dhe Emmanuel Macron

“Në librin e vet ‘Revolucion’ (Revolution), Emanuel Makroni i kushton disa rreshta njohjes me gruan e jetës së tij. ‘Në atë kohë, ajo kishte tre fëmijë dhe një burrë. Ndërsa unë isha veçse një nxënës. Ajo nuk më dashuroi për atë që kisha. Për karrierën. Për mbështetjen apo sigurinë që i jepja. Ajo i braktisi të gjitha këto, për mua.’” – shkruhet në një fragment të librit “Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat (Të fshehtat e Brigitte Macron)”.

“Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat”, shkruar nga Sylvie Bommel, gazetare që ndërton portretet e personaliteteve të fushave të ndryshme për revista si Vanity Fair apo Le Journal du Dimanche, ndërtohet si një vëzhgim i detuar rreth raportit të Emmanuel Macron me mësuesen e tij të letërsisë, Brigitte.

Libri vjen në formën e një biografie për Zonjën e Parë të Francës, duke u përqëndruar te historia e dashurisë së saj me Macron, 24 vite më të vogël se vetja.

Autorja përpiqet t’u japë përgjigje një sërë pyetjes, ndër to: “Kur filloi lidhja e tyre dhe çfarë e shtyu Brigitte-n t’i futej një aventure të rrezikshme?”.